Numri i nxënësve nëpër shkollat e Manastirit është ulur në mënyrë drastike. Në disa shkolla, për dhjetë vite numri i nxënësve është ulur në 30%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kanal 5 bën të ditur se për këtë arsye, në disa shkolla paralelet funksionojnë me nga pesë deri shtatë nxënës, që është shumë posht minimumit ligjor. Këshillëtarët e komunës së Manastirit thonë se paralelet e tilla lejohen, por kjo nuk është zgjidhja e problemit.
Përveç rënies së natalitetit, shkak i uljes së numrit të nxënësve është edhe imigrimi. Rënia e numrit të nxënësve tashmë nuk është karakteristikë vetëm e fshatrave, por edhe e qytetit të Manastirit.
Zgjidhja e problemit shihet në përmirësimin e jetës dhe në punësimin e të rinjve që të mos e braktisin vendin.