Rennes vs Chelsea, formacionet zyrtare të ndeshjes në Champions League

Rennes vs Chelsea, formacionet zyrtare të ndeshjes në Champions League

Sonte, me fillim nga ora 18:55, në grupin E të Ligës së Kampionëve, zhvillohet ndeshja mes skuadrës franceze të Rennes dhe mysafirëve nga Londra, Chelsea, njofton Insajderi.

Pak çaste para fillimit të takimit, të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare të ndeshjes.

Julien Stephen, me Rennes e tij, luan me formacionin 4-3-3, Gomis, Da Silva, Nyamsi, Girassy, Camavinga, Lea Silik, Dourigeaud, N’Zonzi, Doku, Traore, Truffert.

Ndërsa, në anën tjetër, Frank Lampard, i kundërpërgjigjet me 4-2-3-1, Mendy, Jorginho, Thiago Silva, Abraham, Werner, Zouma, Kovacic, Mount, Hudson-Odoi, Chilwell, Azpilicueta.

Ndeshja është e vlefshme për raundin e dytë në grupin E të Ligës së Kampionëve. /Insajderi.com