Reperi algjerian i shkruan shqip Dhuratës

Reperi algjerian i shkruan shqip Dhuratës

Këngëtarja Dhurata Dora dhe reperi  algjerian Soolking, disa ditë më parë dhanë lajmin se do ta publikojnë sot këngën e shumëpritur që titullohet “Zemër”.

Reperi dhe këngëtarja ka ditë që po qëndrojnë në Shqipëri  ku dhe kanë xhiruar klipin.

Siç duket Sooking është dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët i ka habitur me komentin e tij të cilin e ka shkruar shqip.

“Ju dua ok” ka shkruar ai tek fotoja e Dhuratës, dhe  komenti i tij ka marrë vëmendje dhe është pëlqyer shumë.

Pas pak do ta dëgjojmë këngën e tyre të re që pritet të bëhet hit.