Reperi grek i kushton këngë Alket Rizait dhe vesh bluzën me flamur shqiptarë

Reperi grek i kushton këngë Alket Rizait  dhe vesh bluzën me flamur shqiptarë

Pas bashkëpunimit e Brunon “Shqiptare”, reperi grek Tus tashmë është një emër i njohur për të gjithë ne. Por ajo ç’ka ka bërë këtë herë nuk mund të mos të na tërhiqte vëmendjen.

Pak ditë më parë Tus ka publikuar këngën e tij të re, kushtuar Alket Rizain, i cili është bërë i njohur si shqiptari që është arratisur dy herë nga burgjet greke me helikopter.

Image result for alket rizai

Jo vetëm që kënga e Tus, mban emrin e tij si titull, por edhe në klip ai ka përdorur disa simbole: Ka veshur  një bluzë e kuqe me shqiponjë, ku shkruhet “Albania”  mban armë  në dorë si dhe duket një helikopter në sfond.

Por duket se kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak ndjekësve të tij grek të cilët e kanë quajtur “tradhëtar” dhe nuk kanë munguar këto komente as në rrjetet sociale, shkruan Blitz.al.

Një reper grek që bën këngë për një shqiptar nuk ka tingëlluar aspak mirë për ta dhe si pasojë e kësaj i janë kthyer kundër.