Reperi i njohur gjobitet me 5 mijë euro për këngën raciste “Varni njerëzit e bardhë”

Reperi i njohur gjobitet me 5 mijë euro për këngën raciste “Varni njerëzit e bardhë”

Një reper francez është shpallur fajtor për nxitje të dhunës dhe është gjobitur me 5 mijë euro. Nick Conrad u dërgua në gjyq për një video muzikore me titull “Hang White People” (Varni njerëzit e bardhë).

BBC shkruan se reperi, i cili është vetë-prodhuar, ishte pothuajse i panjohur për publikun francez derisa nxori klipin muzikor ku rrëmbeu, torturoi dhe vrau një person të bardhë.

Lidhur me këto akuza ka reaguar vetë reperi, i cili është shprehur se kënga është një koment për të mposhtur racizmin. Videoja u publikua në “Youtube” në shtator të vitit 2018 e zgjaste 9 minuta.

Aty duket një njeri i bardhë që qëllohet e torturohet nga reperi dhe bashkëpunëtori i tij. Atë e detyrojnë të kafshojë trotuarin dhe më pas e qëllojnë në kokë për të shkuar në veprimin e fundit, vetëvarjen.

Kjo video u hoq nga kanali i “Youtube”-it pikërisht për shkak të përmbajtjes së dhunës.

Ndërkohë grupet kundër racizmit e kanë quajtur klipin një nxitje për dhunë dhe urrejtje racore.