Fetty Wap është arrestuar në Las Vegas të dielën në mëngjes pas një sulmi ndaj tre punonjësve të një hoteli, sipas Associated Press.

Reperi i njohur godet me grusht tre punonjës në një hotel

Reperi i njohur godet me grusht tre punonjës në një hotel

Fetty Wap është arrestuar në Las Vegas të dielën në mëngjes pas një sulmi ndaj tre punonjësve të një hoteli, sipas Associated Press.

Reperi 28-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Willie Maxwell, u vu në pranga nga Departamenti i Policisë Metropolitane në Las Vegas.

Fetty raportohet se ka grushtuar tre punonjës të Hotel Mirage pasi u përfshi në një debat me ta në parkim. Policia e Las Vegas-it konfirmoi arrestimin dhe akuzat për Fetty Wap i cili u mbajt për disa orë në paraburgim.

Aktualisht 28-vjeçari është lënë i lirë, por do të paraqitet në gjykatë në tetor për t’u përballuar me tre akuza për sulm.

Ky nuk është arrestimi i parë i Fetty Wap. Ai u arrestua më parë në nëntor të 2017-s dhe u akuzua për drejtim të mjetit nën efektin e substancave narkotike.

Reperi së fundmi performoi në MTV Video Music Awards në Newark, New Jersey.

Albumi i tij i fundit, Fetty Wap, u publikua në vitin 2015, me këngën e tij hit “Trap Queen” të nominuar për dy çmime Grammy.