Reperi i njohur vdes derisa po kthehej nga dasma, pamje nga aksidenti

Reperi i njohur vdes derisa po kthehej nga dasma, pamje nga aksidenti

Reperi i njohur greko-amerikan, Mad Clip, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos, ka vdekur të enjten në një aksident trafiku në periferinë jugore të Athinës, Vouliagmeni.

Policia thotë se reperi humbi kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe u përplas në një pemë. Përplasja ishte aq e fortë sa shoferi u bllokua brenda automjetit dhe u deshën rreth dy orë që zjarrfikësit ta largonin, raportojnë mediat greke, transmeton Insajderi.com.

34-vjeçari u dërgua në spitalin Evangelismos në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, ku disa orë më vonë ndërroi jetë.

Ai po kthehej në shtëpi nga një dasmë ku kishte marrë pjesë, nga e cila kishte ngarkuar shumë fotografi në llogarinë e tij në Instragram.

Mad Clip ka lindur në New York. Ai bëri bujë në skenën muzikore greke duke lëshuar katër albume: “Super trapper”, “O Amerikanos” LP, “Super Trapper 2” dhe “Still Active”.

Këngët e tij, të tilla si “Ndoshta” me Eleni Foureira, “Yachts”, “Hustla”, “Baby” dhe “Hope” u bënë hite të menjëhershme. Disa tejkaluan 10 milion shikime në YouTube./Insajderi.com