fbpx

Reperi kosovar shtron iftar për 310 persona

Reperi kosovar shtron iftar për 310 persona

Capital T njihet për bamirësitë e tij për njerëzit në nevojë.

Reperi  ka vendosur që të bëjë një gjest prekës duke qenë se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Capital T ka shtruar iftar për 310 jetimorë që strehohen në shoqatën “Jetimët e Ballkanit”.

Gjestin madhështor të reperit e ka bërë të ditur  humanisti Halil Kastrati, i cili ka publikuar disa foto ku reperi shfaqet i ulur në tryezë bashkë me fëmijët jetimë.

“Me Trim Ademi, Capital T. Trimi sot e dhuroi Iftarin për 310 persona në kuzhinën tonë si dhe ishte bashkë me ne në Iftar. Zoti e shpërbleftë”, shkruan Halil Kastrati.