Reperi publikon pamje në momentin kur babai i tij keqtrajtohet nga oficerët e policisë

Reperi publikon pamje në momentin kur babai i tij keqtrajtohet nga oficerët e policisë

Ylli i repit, Wretch32, ka publikuar pamjet tronditëse të policisë që ushtronin dhunë ndaj babait të tij, në shtëpinë e familjes së tij, duke bërë që ai të binte poshtë nga shkallët, por Scotland Yard thotë se një hetim i brendshëm ka gjetur tashmë që oficerët nuk kanë bërë asgjë të keqe, shkruan DailyMail, transmeton Insajderi.

Videoja që u publikua nga reperi, tregon se si njerëzit në sfond po bërtisnin, ndërsa babai i tij, Millard Scott, shtrihet i shtrirë në dysheme më 21 prill, këtë vit.

Skenat shqetësuese u kapën në pamjet e kamerave të policisë ndërsa shihet edhe se si oficerët shtyjnë një grua për të hyrë në një shtëpi në Tottenham, në Londrën Veriore, njofton Insajderi.

Ndërsa hyjnë brenda, një grua thotë: “Mos më prekni, nuk po rezistoj, ruani distancën sociale, ju lutem mos më prekni.”

Ndërsa, shihet një burrë teksa rrëzohet në shkallë dhe përplaset në dysheme, ai ishte babai i Wretch32.

Në kohën kur flitet shumë për racizmin pas vrasjes së George Floyd, reperi publikoi videon në Instagram dhe shkruan “Kjo është mënyra se si policia mendon se mund të trajtojë një njeri me ngjyrë, 62 vjeçar në Tottenham, kjo ndodhi me babanë tim.”

Në anën tjetër, babai i tij, Millard Scott tha se është me fat që është gjallë. I pyetur nëse e njëjta gjë do të ndodhte me të nëse ishte i bardhë, ai tha ‘në asnjë mënyrë jo.’

Burimi: The Guardian