Reperi që ka refuzuar Bollywood-in për të u bërë zëri i të varfërve

Reperi që ka refuzuar Bollywood-in për të u bërë zëri i të varfërve

Dule është një reper indian që vjen nga komuniteti Dalit, komunitet i cili njihet si “të paprekshmit”  dhe konsiderohen rangu i fundit në kastën e hiearkisë indiane.

Edhepse ka lindur në një familje shumë të varfër, Dule arriti të përfundojë fakultetin e kimisë me sukses të dalluar, mirëpo pavarësisht kësaj u detyrua të punojë si punëtor emigrant deri në kohën e pandemisë, kur edhe u detyrua të kthehej në fshatin e tij, raporton BBC, shkruan Insajderi.

“Nuk kisha përvojë të mjaftueshme për të bërë punë në profesionin tim. Edhe pse kam mbaruar fakultetin, puna më e mirë që mund të gjeja ishte të pastroj tavolina restorantesh. U bëra depresiv, familja ime priste që unë të gjeja një punë të mirë, por nuk arrija të gjej ndonjë punë të tillë. Tekstet e rep këngëve që bëj flasin për këto përvoja,” tregon Dule.

Tekstet e këngëve dhe muzika që e bën vetë Dule morën vëmendje dhe i siguruan atij dhjetëra mijëra shikime online. Përpos kësaj ai mori vëmendjen e shumë reperëve dhe producentëve të muzikës.

Ai flet për temat e mjerimit, si uria, problemet që përballen gratë në Indi, problemet e reperëve dhe tema të tjera të ngjashme.

Dules i janë ofruar mundësi të shumta për të shkruar tekste bazike të rep muzikës, me të cilat mund të fitonte para, mirëpo ai i ka refuzuar të gjitha.

“Unë nuk kam nevojë për asgjë. Unë kam lapsin, letrën dhe telefonin. Kaq më mjafton për të bërë rep muzikë. Më është ofruar të shkruaj tekste të zakonshme rep-i por i kam refuzuar. Nëse do të shkruaja tekste të tilla, do të bëja më shumë para. Por unë kam motivime të tjera.”/Insajderi.com