Shtëpia e një reperi shqiptar të njohur në Kosovë, ka marrë flakë në lagjen Arbëria në Prishtinë gjatë ditës së sotme.
Brenda shtëpisë ishte reperi shqiptar Agustin Gega me nofkën Sin Boy, i njohur për muzikën e tij në Greqi.
Burime për “PRIVE” bëjnë me dije se të gjitha gjërat e tij personale janë djegur, mirëpo për fat të mirë, reperi nuk ka pësuar lëndime.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se përpos dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e Zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës”, shtoi më tej Ahmeti
Ai ka bashkëpunuar me labelin On Records për këngën “Gigi” duet me këngëtaren Rina Balaj nga Kosova/Insajderi.com