Reperja do që e gjithë bota ta dijë se foshnja e saj nuk është një ‘sekret’

Reperja australiane Iggy Azalea reagoi pas thashethemeve se ajo ishte bërë nënë. Me një shkrim në Instagram ajo konfirmon mëmësinë dhe potencon se foshnja e saj nuk është ‘një sekret’ veçse diçka që ajo do ta mbajë ‘private’, njofton Insajderi.

Reperja do që e gjithë bota ta dijë se foshnja e saj nuk është një ‘sekret’

Iggy Azalea pati diçka për të ndarë me botën dhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për këngë te re. Ajo publikoi në Instagram një foto ku shkruan se “ka një djalë”.

“Vendosa të prisja për kohën e duhur për të thënë diçka dhe dukej se sa më shumë kohë kalonte aq më shumë shqetësohesha për të shpërndarë lajme kaq të mëdha me botën. Kam zgjedhur ta mbaj jetën e tij private, por doja t’i bëja [djalit] të qartë që nuk është sekret dhe e dua përtej fjalëve”, kishte shkruaj ajo në një postim në llogarinë e saj në Instagram, njofton Insajderi.

Reperja është në një lidhje me reperin Playboi Carti. Në fund të vitit 2019-s, Iggy u përfol se ishte shtatzënë, mirëpo asokohe ajo e mohoi një gjë të tillë.