Reperja infektohet me Covid, pak kohë pasi ishte tallur me njerëzit që frikësoheshin

Reperja infektohet me Covid, pak kohë pasi ishte tallur me njerëzit që frikësoheshin

Një prej repereve më të pëlqyera të momentit, Doja Cat, emri i vërtetë i së cilës është Amala Ratna Zandile Dlamini, ka konfirmuar që kishte qenë e infektuar me Covid-19.

Ajo tashmë është shëruar, mirë ironia qëndron në faktin se para disa javëve ajo tallej me njerëzit që ishin të shqetësuar për pandeminë.

Doja Cat tregoi që ajo kishte marrë virusin gjatë një interviste me Yinka dhe Shayna Marie në Capital XTRA, raporton Daily Mail, shkruan Insajderi.

Ajo thotë: “U infektova me COVID. Nuk e di se si ndodhi kjo, por besoj që ka qenë për shkak se porosita nga Postmate dhe… Nuk e di si e mora, por e mora.”

Këngëtarja e hitit “Say So” tregon që tashmë është shëruar nga sëmundja, për të cilën pak më herët kishte thënë që nuk është e frikësuar./Insajderi.com