fbpx

Reperja më e re kosovare, pritet ta pushtoj tregun e muzikës

Reperja më e re kosovare, pritet ta pushtoj tregun e muzikës

Shumë shpejt tregut muzikor do t’i bashkohet reperja më e re e quajtur Rinesa, e cila po tërheq vëmendjen në rrjetet sociale.

Herë pas here ajo publikon video duke bërë rep, ndërsa në emisionin “Prive” ajo ka zbuluar se tashmë ajo do të menaxhohet nga Faton Shoshi dhe shumë shpejt do të sjell këngën e saj të parë.

Madje, reperi Ledri Vula e ka zbuluar këtë detaj në komentet e Rinesës, duke e pyetur se kur del kënga e re.

Kujtojmë së Rinesa është vajza në videoklipin e Alban Skenderajt, “Lea”.