Republikanët zgjedhin gruan që beson në teori konspirative, është kundër abortit dhe pro armëve (VIDEO)

Republikanët zgjedhin gruan që beson në teori konspirative, është kundër abortit dhe pro armëve (VIDEO)

Një biznesmene amerikane që ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për teorinë konspirative të “QAnon”, ka fituar nominimin nga Partia Republikane për një ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Marjorie Taylor Greene tani pritet që të zgjedhet në nëntor për të përfaqësuar distriktin konservator në shtetin e Gjeorgjias dhe kështu do të bëhej e zgjedhura e parë që beson në “QAnon” e që është pjesë e Kongresit.

QAnon është një teori konspirative e përhapur kryesisht në internet e cila thotë se eksiton një “strukturë e thellë” në mes të politikanëve nga Partia Demokratike dhe struktura të tjera shtetërore që po e organizojnë një puç kundër Donlad Trump.

Greene është pjesë e listës që po rritet në mes të Republikanëve që e mbështesin këtë teori konspirative.

Në javët e kaluara, disa rrjete sociale kanë marrë aksione kundër QAnon duke I bllokuar të gjitha llogaritë që kanë lidhje me këtë grup. Twitter i ka bllokuar mijëra llogari që kanë lidhje me të, ndërsa TikTok ka bllokuar edhe mundësinë për të bërë bashkëlidhje “hashtag”, që kanë të bëjnë me QAnon.

Kurse FBI e ka vlerësuar QAnon si kërcënim potencial nga ekstremizmi.

Përveç mbështetjes për këtë grup, Greene është kundër ndalimit të armëve, për ndërtimin e murit me Meksikën dhe kundër abortit.

Gjithashtu ekziston edhe një video ku ajo flet me gjuhë agresive kundër njerëzve me ngjyrë, myslimanëve dhe çifutëve./Insajderi.com