Reshitaj: Haradinaj është njeriu i duhur për president

Reshitaj: Haradinaj është njeriu i duhur për president

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka thënë se partitë politike në vend duhet të bisedojnë për të gjetur emrin e presidentit të ri, njofton Insajderi.

Ajo në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se AAK ka për kandidat të parin e saj, Ramush Haradinaj, duke shtuar se ish-kryeministri është njeriu i duhur për të pasuar Hashim Thaçin.

“Në këto rrethana nëpër të cilat është duke kaluar vendi ynë më shumë se kurrë vendit i duhet një stabilitet politik dhe institucional. Ne si AAK ka kohë që kemi marrë vendim që Ramush Haradinaj të jetë kandidat për president”, tha Reshitaj.

Ajo ka numëruar dy arsyet sipas saj, që e bëjnë Ramush Haradinajn kandidatin e duhur për të parin e shtetit.

“E para, është e kaluara e Haradinajt si pjesëmarrës në çdo etapë të ndërtimit të Kosovës. Është një garant për një personalitet të qëndrueshëm dhe kredibil, një personalitet me një bagazh të dëshmuar kombëtar dhe në shërbim të atdheut dhe qytetarëve”, tha Reshitaj.

“Dhe e dyta, nëse kthehemi në kujtesë dhe realisht duke pasur në mendje secili prej nesh kur në Kosovë serbe e udhëhequr nga Millosheviqi kryente masakra çnjerëzore, ish-ministri i informacionit në atë kohë sot drejton shtetin e Serbisë. Ndërsa ish-zëdhënësi i tij sot është kretar i Kuvendit të Serbisë. Andaj duke u nisur nga këto rrethana ne e vlerësojmë gatishmërinë e z.Haradinajt për të qenë president dhe e përkrahim”.