Reshje artificiale për të ndaluar ndotjen e ajrit

Reshje artificiale për të ndaluar ndotjen e ajrit

Administrata e Xhakartës po planifikon krijimin e shiut artificial për të ndalur ndotjen e ajrit.

Ky është një opsion i ngritur nga autoritetet në vend por pritet që të diskutohet për shkak se administrata e Xhakartës nuk ka aftësinë dhe burimet për ta realizuar, tha kreu u agjensisë së mjedisit Andono Warih.

Ideja për modifikimin e motit duke krijuar shi artificial u propozua nga Agjencia për Vlerësimin dhe Zbatimin e Teknologjisë (BPPT).

Kjo erdhi për shkak të sezonit të thatë që ka pushtuar vendin.

Ndotja  e krijuar nga automjetet, industritë dhe aktivitetet e tjera ndikun gjatë sezonit të thatë duke krijuar smog në atmosferë.

Cilësia e ajrit në vend ka qenë shqetësim kohët e fundit. Ndërsa Xhakarta është konsideruar një nga qytetet më të ndotura në botë.