Restoranti jugafrikan shpallet restoranti më i mirë në botë

Restoranti jugafrikan shpallet restoranti më i mirë në botë

“Wofgat”, një restorant i vogël në një vend rural të Afrikës së Jugut, sot në Paris u shpallë “restorant i vitit” në konkurrencën e Çmimit të restoranteve botërore, një klasifikim të ri gastronomik i cili ka për qëllim promovimin e diversitetit në skenën ndërkombëtare të gastronomisë.

Restoranti me 20 vende, i shefit Kobus va nder Merwe, ka pranuar konceptin e prodhimeve vendore i cili prodhon bukën dhe mazën e vet.

“Wofgat” gjendet në një fshat të vogël të peshkatarëve Patermoster dhe u shpërblye në kategorinë “destinacionet jashtë lokacioneve kryesore turistike”.

Në konkurrencë ishin 36 vende, prej Australisë deri në Zimbabve.

Në këtë konkurs janë ndarë çmime edhe në 18 kategori tjera, në mes të cilave janë “specialiteti i shtëpisë” dhe “pa rezervim”.

Çmimet i ka ndarë komisioni prej 100 anëtarëve./Insajderi.com.