fbpx

Retorika e rrugaçëve dhe fyerjet për politikanët serb gjë e përditshme

Në mungesë të dialogut në relacionin Beograd – Prishtinë gjithnjë e më shpesh po paraqiten fjalët e ashpra. Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të përmbahen nga retorika ekstremiste, ndërsa politikanët serb nuk e kanë gjetur veten në këtë thirrje, shkruan media serbe N1.

Retorika e rrugaçëve dhe fyerjet për politikanët serb gjë e përditshme

Analistët serbë besojnë se ky ashpërsim i retorikës është dëshmi se gjërat në procesin me Kosovë po përshpejtohen.

Kur i ka bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të përmbahen nga retorika ekstremiste, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë nuk ka precizuar se për çka ka menduar saktësisht…. Për politikanët serb kjo mjafton që ata të mos e gjejnë veten aty.

“Kurrë asnjë deklaratë ekstremiste nuk kemi dhënë… Do të doja të më thonë se cila deklaratë e jona ishte ekstremiste”, ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Shiptarët” në Prishtinë po rrejnë. Në kuvendin “shqiptar”. Unë jam për kufizim me “shqiptarët”, janë deklaratat e ministrit të mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vullin.

Ministri Vullin nuk është zyrtari i vetëm i Serbisë i cili e përdorë termin “shiptar”. Ky term nuk është i huaj as për të ashtuquajturit drejtor i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili ka edhe “arsyetim”.

“Termi “shiptar” është emër të cilin vet shqiptarët e përdorin për ta përshkruar përkatësinë tyre kombëtare, dhe kur këtë emër e përdorin pjesëtarët e popullit serb ata e konsiderojnë si fyerje. Unë mund të pranojë diçka të tillë por me kusht që edhe ata të mos i quajnë serbët kosovarë”, ka deklaruar kohë më parë Marko Gjuriq.

Edhe deklarata e paradokohshme e kryeministres serbe i ka fyer shqiptarët.

“Ata njerëz dolën nga mali sepse kanë dalë nga mali”, ka deklaruar kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq.

As në Kombet e Bashkuara nuk i ka zgjedhur fjalët ministri i jashtëm i Serbisë.

“Ku kolonizim? Ky është budallallëku më i madh në botë. Hajde bre, mos shurdho. Jeni budalla sa jeni të rëndë”, ishte deklarata e fundit e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq.

“Kjo nuk bëhet kështu, e sidomos në Këshillin e Sigurimit. Ekziston mënyra, e kjo quhet diplomaci, ajo i ka format e veta, mënyrën e drejtimit dhe komunikimit, ky është debat i rrugëve dhe i rrugaçëve”, thotë gazetari serb Gjorgje Vllajiq.

Ky ashpërsim i retorikës për ta është dobi politike momentale për t’i forcuar pozitat e tyre. Dhe ky përforcim i pozitës mund të jetë sinjal se gjërat në procesin me Kosovën janë duke u përshpejtuar”, thotë Vllajiq./Insajderi.com.