Reuters shkruan për vendimin e Qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit në Kosovë

Reuters shkruan për vendimin e Qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit në Kosovë

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters ka shkruar sot për vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e lojërave të fatit për 10 vjet.

Sipas Reuters ky vendim i Qeverisë ka ardhur pas dy grabitjeve të armatosura që ndodhën së fundi në kazino ku mbetën të vdekur dy persona.

“Pas vdekjeve, zyrtarët e doganave bastisën me dhjetëra dyqane të lojërave të fatit dhe gjetën se shumë prej tyre vepronin në mënyrë të paligjshme. Më shumë se njëqind makina të lojërave u konfiskuan”, shkruan Reuters.

“Vetëm një lotari e kontrolluar nga shteti do të jetë në gjendje të veprojë, tha Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë një seance të martën, në të cilin Kabineti i Qeverisë votoi për të mbështetur ndalimin 10 vjeçar”.

“Është kaos total, një abuzim total dhe është mirë që ne po e ndalim këtë,” tha Haradinaj në një konferencë shtypi. Propozimi i ndalimit tani do të dërgohet në parlament për miratim”, citojnë Haradinajt.

“Industria e lojërave të fatit është rritur me shpejtësi në dhjetë vitet e fundit. Shoqata e Lojërave të Fatit të Kosovës thotë se 4000 persona janë të punësuar në këto biznese. Ruzhdi Kosumi, i cili zotëron 14 dyqane të lojërave të fatit, tha se 40 punëtorë të tij do të mbeten të papunë”, shkruan Reuters.