Review për filmi Alita: Battle Angel

Review për filmi Alita: Battle Angel

Alita: Battle Angel është bazuar në seritë e mangave të krijuara prej Yukito Kishiros. E përshtatur prej regjisorit të famshëm James Cameron që gjithashtu është edhe producent, dhe me regjinë e Robert Rodriguez, të cilin mund ta kujtoni prej filmave Spy Kids dhe Sin City, Alita është një ‘masterpiece’ e llojit të saj.

Ngjarja e filmit ndodh në një të ardhme të largët, në vendin e quajtur Iron City, ku Alita e braktisur gjendet prej Idos, një cyber doktor, i cili e dërgon ‘cyborgun’ Alita në gjendje të pavetëdijshme në klinikën e tij. Iron City është një vend postapokaliptik, një metropol i stërmbushur më mbeturina industriale dhe teknologji të harruar prej një kohë të largët, pas një lufte kataklizmike të njohur si “The Fall”.

Regjisori ka arritur të ruajë frymën e karakterit të filmit të animuar prej të cilit është bazuar, çka e bën edhe më të kënaqshëm shikimin e tij.

Një film jashtëzakonisht i çuditshëm me një protagonist i cili na sfidon të e pranojmë si të tillë, sepse nuk ka asgjë të bëj me protagonistët tipik që jemi mësuar të shohim në filmat e zakonshëm sci-fi.

Alita nuk ka një storie kryesore si film. Është një ndjesi e vazhdueshme episodike të historisë së protagonistes që sillet mes të ardhmes dhe të tashmes së saj. Edhepse e vendosur një një ambient sci fi, që u ngjan video lojrave, Alita është më shumë se kaq. Storia e filmit evulon pandalshëm, herë herë duke marrë qasjen e një filmi që trajton adoleshencën, por me një mënyrë që zakonisht jemi mësuar ta shohim në filmat aksion dhe dramë, ku ndodh e evulimi i protagonistes e cila rimëson fuqitë e saj të harruara prej një jete të kaluar, të cilën tashmë nuk e mban mend.