Review për filmin Berlin, I love you

Review për filmin Berlin, I love you

“Berlin, I love you”  është instalacioni i fundit i një cikli filmash ( mes të cilëve edhe Paris, Je T’Aime dhe Neë York, I Love You)  që shtjellojnë histori dashurie të vendosura në metropole të mëdha.

Edhepse filmat në fjalë janë të supozuar të kenë një qasje romantike, ato më shumë të mbushin me trishtim, ama me një lloj trishtimi që ti e provon dhe nuk ngopesh, sepse është treguar në një mënyrë jashtëzakonisht të bukur dhe me një perspektivë tejet njerëzore.  Është një lloj romantizmi që e tejkalon klishen e filmave të zakonshëm për dashurinë romantike, ku personazhet mishërojnë histori të vërteta e përjetime të thella, të cilat nuk mund të kenë përfundime të lumtura sa për të kënaqur audiencën, por përkundrazi, të shpojnë përbrenda duke të shtyrë të reflektosh për së brendshmi.

Në “Berlin, I love you” janë dhjetë histori, apo 10 filma të shkurtër të regjisorëve të ndryshëm, që më vonë ndërlidhen përmes pjesës së Jozef Rusnak “Transitions”.

“Berlin Ride” nis me historinë e një burri që ka ardhur në Berlin për të vrarë veten me alkool, për shkak se ka përjetuar një histori tragjike dashurie, mirëpo përmes rrjedhës së filmit, arrin të mësojë të jetoj dhe të dashurojë sërish. “Under Your Feet” e Massy Tadjedin me aktoren Keira Knightley tregon historinë e një punonjëse refugjatësh që merr në shtëpi një fëmijë arab, përderisa e ëma dëshiron që e bija të ndalet se tentuari të zgjidh problemet e botës.

“Love is in the Air” e regjisorit të famshëm gjerman Til Schweiger, nis me një amerikan të moshuar Mickey Rourke, në një bar me një mik më të ri që luhet prej Toni Garn, histori kjo e shkuar prej Neil Labute, i cili nuk shkruan skenare me fund të lumtur.

“Me Three” e Stephanie Martin and Claus Clausen’s, sikur sugjeron edhe titulli trajton temën e ngacmimit seksual, ku tri gra tregojnë për format e ndryshme të abuzimit të përjetuara prej burrave. “Hidden” e Dani Levi’t përcjell një refugjat (Aleksandër Black) i cili ik prej policisë pasi sulmohet prej një grupi punkerash dhe bashkohet me një prostitutë miqësore të luajtur prej Carol Shuler.

“Drag Queen” tregon për një djalosh adoleshent që po vë në pyetje seksualitetin e tij ndërsa në “Lucinda in Berlin” me Dianna Agron që vjen si regjisore dhe aktore që luan një aktore kukullash.

“Embassy” është historia e një “would-be” gazetarit, i cili është detyruar të vozitë taxi për të mbijetuar, derisa një lajm i madh “bie” në ulësen e pasme të karrikes së tij.

“Berlin, I love” për shumë arsye është një film që nuk duhet të ju ik pa parë. E mes tjerash, është edhe skandali i festivalit të filmit, Berlinale, ku është prerë pjesa e artistit kinez disident Ai Wai Wai, me arsyetimin e marrëdhënieve të këqija të artistit me shtetin e Kinës.