Revista e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare përfshihet në EBSCO

Revista e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare përfshihet në EBSCO

Kompania që ofron burime bibliotekare për klientët në bibliotekën publike akademike/shkencore me seli në Ipswich të Massachusetts, EBSCO, ka përfshirë në kompani Revistën e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Pas konkurrimit në qershor, në gusht të këtij viti, EBSCO ka njoftuar dekanen e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugovën se e kishin kaluar recensionin ndërkombëtar.

Vetë dekania e Fakultetit të Filologjisë e ka bërë publik lajmin nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ndër të tjerash, ajo tha se Revista e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare mund të jetë revista e parë shkencore nga Kosova.

“Dua te theksoj se kjo eshte nje e arritur shume e madhe e Fakultetit te Filologjise sepse mund te jete (nuk jam 100% e sigurte) revista e pare shkencore nga Kosova, natyrisht, ne bashkepunim me Fakultetin Histori-Filologji ne Tirane, nga shkencat filologjike qe eshte pranuar ne kete platforme.

Urime atyre qe me kontributin e tyre e kane themeluar kete reviste, atyre qe kane dhene djerse e mund per ta mbajtur gjalle dhe atyre qe e kane perkrahur gjithmone dhe kane besuar ne te!
Do te bejme çmos qe te mos ndalemi me kaq!”, ka shkruar Rugova.