Rexhaj: E dhimbshme se si Agim Veliu ishte përgjigjur negativisht në ofertën tonë pa folur vet LDK-ja

Rexhaj: E dhimbshme se si Agim Veliu ishte përgjigjur negativisht në ofertën tonë pa folur vet LDK-ja

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexahj, ka folur rreth refuzimit të ofertës nga ana e LDK-së për Vetëvendosjen si dhe për sjelljen e këtyre të fundit gjatë fushatës elektorale që do të fillon së shpejti.

Rexhaj, ka thënë se oferta e Lëvizjes ishte mjaft gjentelmene, duke hequr dorë nga njeriu më i votuar në Kosovë për ta mandatuar për kryeministër vetëm për t’i ndihmuar punës së koalicionit, por u refuzua edhe kjo, hoqëm dorë edhe nga numri 1 në listë, por edhe kjo u refuzua.

“Nuk pati gatishmëri nga ana e LDK-së për të shkuar në këtë drejtim. Oferta e Lëvizjes dërguar nga Kryetari Kurti ishte mjaft gjentelmene, hoqëm dorë nga njeriu më i votuar në Kosovë për ta mandatuar për kryeministër vetëm për t’i ndihmuar punës së koalicionit, por u refuzua edhe kjo, hoqëm dorë edhe nga numri 1 në listë, por edhe kjo u refuzua, ende nuk i di arsyet e vërteta pse LDK ju frikësua një bashkëpunimi parazgjedhor mes nesh, por ajo që mu duk e dhimbshme ishte se si Agim Veliu, nënkryetari i parë ishte përgjigjur negativisht në propozimin tonë ende pa folur vet LDK-ja”, ka thënë Rexhaj për “Express”.

Rexhaj ka thënë se ne nuk bëjmë marrëveshje e as dakordime të fshehta dhe se fokusin kryesor e kemi që ta sjellim një qeveri që e lufton krimin e korrupsionin.

“Ne jemi të fokusuar të sjellim një qeverisje në Kosovë që lufton krimin e korrupsion dhe sjell zhvillim e mirëqenie për qytetarët. Ne do ta sulmojmë dhe kemi bërë gjithnjë sulm ndaj çdo mendësie të qeverisjes që sjell krim e korrupsion në Kosovë dhe mjerim e varfëri për vendin. Ne nuk mund të bëjmë pakt me të keqen. Kjo është e sigurt”, është shprehur Rexhaj..

 I pyetur për një koalicion mes LDK-së dhe VV-së pas zgjedhjeve, Rexhaj është përgjigjur se, pas zgjedhjeve sigurisht se do të jetë mundësi e mirë për një koalicion me LDK-në, por është ende herët të flasim për atë fazë. Tash do të shpalosim projektin tonë për një Kosovë ndryshe.

 Pas zgjedhjeve sigurisht se do të jetë mundësi e mirë për një koalicion me LDK-në, por është ende herët të flasim për atë fazë. Tash do të shpalosim projektin tonë për një Kosovë ndryshe”, ka përfunduar Rexhaj.

Agim Veliu në një prononcim për Insajderin, kishe thënë se do ta refuzojnë kërkesën e Kurtit dhe se LDK e ka kandidatën për kryeministre.

“Është e drejtë e Kurtit me bë letra e kërkesa të tilla por është e drejtë e LDK-së me i zbatu të vetat. Jo, në asnjë mënyrë nuk kemi me pranu këtë kërkesë të tij. Ne e kemi vendimin e Këshillit të Përgjithshëm që e kemi caktu kandidatin për kryeministër dhe i kemi bë ftesë edhe VV-së, por kushte të tjera në LDK nuk pranojmë”, kishte thënë Veliu.