Rexhep Selimi për Telekomin: Këtu s’ka fituar veç Dardafon, por edhe politikanë të caktuar

Rexhep Selimi për Telekomin: Këtu s’ka fituar veç Dardafon, por edhe politikanë të caktuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi – në seancën parlamentare ku po diskutohet për gjendjen në të cilën është Telekomi i Kosovës, ku janë tërhequr paratë nga Dardafon dhe punëtorët kanë mbetur pa paga – ka thënë se nuk përfiton nga këto para vetëm kjo kompani, por edhe politikanë të caktuar.

Sipas Selimit, kjo kontratë mes Telekomit dhe Z Mobile që është pronë e biznesmenit Blerim Devolli, ishte qysh në fillim shumë e rrezikshme, njofton Insajderi.

“Kjo kontratë prekë mijëra familje, bizneset, postën. Dëmton ekonominë por edhe sigurinë kombëtare dhe shtetërore. Telekomi është çështje e sigurisë shtetërore”, deklaroi Selimi.

“Nuk përfiton këtu vetëm Dardafon. Është bërë që të përfitojnë politikanë dhe grupe të tjera politike. Jo të gjithë milionat janë aty ku thonë letrat. E as aty ku thotë Arbitrazhi. Ku ta dimë se ku janë ata miliona? Ndoshta në Qipro, ndoshta në ndonjë vilë në Stamboll”.

Përfundimisht, Selimi ka thënë se kjo kontratë dhe kjo situatë aktuale paraqet “një grabitje”.