Plani i Thaçit

Rexhep Selimi: Synimi i Hashim Thaçit është që ta përjashtojë Vetëvendosjen nga procesi zgjedhor

Rexhep Selimi thotë se Hashim Thaçi do që ta përjashtojë Vetëvendosjen nga procesi zgjedhor. Këtë qëllim nuk do ta arrijë kurrë.

Rexhep Selimi: Synimi i Hashim Thaçit është që ta përjashtojë Vetëvendosjen nga procesi zgjedhor

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka thënë se gjuha e presidentit Hashim Thaçi ndaj Vetëvendosjes është me qëllim të caktuar.

“Nëpërmjet gjuhës së tij ku ai e cilëson Vetëvendosjen si grup kriminal, po tenton ta shpallë organizatë terroriste, për ta përjashtuar më pas nga procesi zgjedhor”, ka thënë Rexhep Selimi, njofton Insajderi.

Më pas Selimi ka shtuar, se Thaçi nuk do ta arrijë këtë qëllim asnjëherë.

“Shpifjet e tij ndaj grupit tonë politik do duhej të trajtoheshin në organet e drejtësisë, ku pastaj do ta kuptojmë që kemi të bëjmë me një president gënjeshtar dhe kriminel”.

Kritikat dhe akuzat në distancë mes presidentit Thaçi dhe Vetëvendosjes ka një kohë që po zhvillohen dhe po bëhen çdo ditë e më të ashpra. /Insajderi.com