Rexhep Selimi – Thaçit dhe Haradinajt: Mos më kurseni

Rexhep Selimi – Thaçit dhe Haradinajt: Mos më kurseni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ka komentuar deklarimet e sotme të presidentit Thaçi, i cili u pyet për përlasjen në mes Selimit dhe kryeministrit Haradinaj.

Presidenti Thaçi për diskutimin në mes tyre, të bërë ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, tha se Haradinaj e ka kursyer Rexhep Selimin.

Deputeti i VV-së përmes një shkrimi në Facebook, u ka bërë thirrje presidentit Hashim Thai dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, që mos ta kursejnë, sepse sipas tij nuk i bënë nder.

“Foli edhe për mua. Tha që më “paska kursyer” Haradinaj. “E dini cfarë!? – Mos më kurseni, sepse nuk me bëni nder!”, ka shkruar Selimi.

Ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Haradinaj i drejtohet Selimit me fjalët: rrenc, dhe e ka akuzuar se gjatë luftës ka qëndruar në shtëpi 15 katëshe në Shqipëri./Insajderi.com

KOSOVA NE RREZIK NGA KREU I SAJ!Situata eshte serioze. Thaci, pasi qe e solli Kosoven ne krize politike, ekonomike dhe…

Posted by Rexhep Selimi on Saturday, 31 March 2018