Rezulatet e sfidave të fundit kualifikuese të së shtunës

Rezulatet e sfidave të fundit kualifikuese të së shtunës

U luajtën mbrëmjen e sotme katër sfidat e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Qatar 2022”, ku nuk munguan rezultatet befasuese, njofton Insajderi.

Shtatë gola në katër ndeshje, teksa tre prej të cilave përfunduan në barazim. E vetmja skuadër që arriti të triumfonte ishte Luksemburgu ndaj Irlandës me rezultatin 0-1.

Portugalia e Cristiano Ronaldos, pavarësisht avantazhit të dyfishtë, nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi 2-2 ndaj Serbisë, ndërsa në fundin e ndeshjes një gol i pastër i’u anulua Ronaldos, pasi mbrojtësi serb kishte larguar topin pasi kishte kaluar vijën fatale, mirëpo për gjyqtarin nuk ishte gol.

Me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe sfida Sllovaki-Malta. Ndërkohë që Romelu Lukaku shmangu humbjen e Belgjikës, në përballjen ndaj Çekisë, duke u mbyllur sfida 1:1. /Insajderi.com