Rezultat e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve

Rezultat e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve, Bayerni e shkatërron Atleticon, fitojnë Liverpooli dhe City

Të mërkurën janë zhvilluar edhe ndeshjet e para të grupeve A,B,C dhe D të Ligës së Kampionëve, ku pati ndeshje mjaft të forta dhe interesante, njofton Insajderi.

Kryendeshja u zhvillua në “Alianz Arena”, ndërmjet Bayernit të Mynichut dhe Atletico Madridit. Skuadra bavareze u tregua e pamëshirshme duke triumfuar me rezultat të thellë 4-0 me golat e realizuar nga Coman (2), Goretzka dhe Tolisso.

Liverpooli triumfoi me rezultat minimal si mysafir i Ajaxit me autogolin e realizuar nga Tagliaficio, kurse Manchester City e mposhti Porto me rezultat 3-1.

Klubi italian, Interi, barazoi përballë klubit gjerman Borussia Meinchengladbach me rezultat 2-2 në “Giuseppe Meazza”./Insajderi.com