Rezultat pas numërimit të 70% të votave në Malin e Zi

Rezultat pas numërimit të 70% të votave në Malin e Zi

Janë numëruar mbi 70% të votave në zgjedhjet nacionale të Malit të Zi.

DPS e Milo Gjukanovic ka 29 mandate, koalicioni proserb “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 27 mandate, “Paqja është kombi ynë” 10 mandate, “Bardh e Zi” katër. Social Demokratët dhe Partia Boshnjake do të kenë tre vende secili, SDP dhe Lista Shqiptare nga dy, dhe AK Jednoglasno një, raporton media malazeze, Vijesti, transmeton Insajderi.

540,026 qytetarë të Malit të Zi kishin të drejtë vote në këto zgjedhje.

Kuvendi i Malit të Zi ka 81 ulëse.

Për këto zgjedhje krerët e institucioneve të Kosovës kanë kërkuar nga shqiptarët e Malit të Zi që të votojnë për partitë shqiptare. /Insajderi.com