Rezultatet e takimeve të së shtunës në Bundesligë, Blendi Idrizi realizon gol për Schalken

Rezultatet e takimeve të së shtunës në Bundesligë, Blendi Idrizi realizon gol për Schalken

Janë mbyllur shtatë sfidat e luajtura për javën e 33-të të Bundesligës gjermane, teksa bie në sy barazimi 2-2 i Bayern Munchen në transfertën e Freiburgut, njofton Insajderi.

Bavarezët kaluan të partë në avantazh me anë të sulmuesit polat, Robert Lewandowski, i cili hyri në histori duke shënuar golin e 40-të në 33 takime në Bundesliga. Avantazhi i bavarezëve zgjati vetëm tre minuta teksa Guide barazoi shifrat për Freiburgun.

Në minutën e 53-të të takimit Sane dërgoi saktësisht një top në rrjetë pas asistit të Muller. Nëntë minuta para fundit vendasit barazuan përsëri me anë të Gunter duke dalë me kokën lartë nga ky takim.

Schalke arriti të marrë një fitore të thellë 4-3 kundër Eintracht Frankfurt, por që fatkeqësisht i shërben vetëm për statistika pasi ka rënë matematikisht nga kategoria.

E vetmja gjë pozitive ishte goli i shënuar nga mesfushori me origjinë shqiptare, Blendi Idrizi, i cili vetëm një javë më parë bëri debutimin me Schalken në sfidën kundër Herthës së Berlinit.

Në sfidat e tjera Hoffenheimi u ndal në barazim 1-1 në transfertë kundër Arminia Bielefeldit, Augsburgu mundi 2-0 Ëerderin e Rashicës, Gladbahu pësoi disfatë 1-2 në shtëpi ndaj Stuttgartit ndërsa Hertha dhe Kolni u ndanë në barazim pa gola 0-0. /Insajderi.com