Kur janë numëruar 100% të votave në Vushtrri po fiton Lëvizja Vetëvendosje me 60.08% apo 19.471 vota, përcjell Insajderi.
Pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 6.526 apo 20.15%
Lidhja Demokratike e Kosovës e cila qeverisë me këtë komunë, ka marrë 10.34% apo 3.350 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 2.62% apo 850 vota dhe NISMA Socialdemokrate 526 vota apo 1.62%.
Në Lipjan, janë numëruar 97.34% të votave dhe VV ka marrë 47.32% apo 12.571 vota.
Partia Demokratike e Kosovës 21.06 apo 5.596 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 5.539 apo 20.85%.
AAK 2.39%, ndërsa NISMA 2.49%, 634 përkatësisht 662 vota.
Në Obiliq, ka fituar Lëvizja Vetëvendosje me 52.57% apo 6.002 vota.
Kur janë numëruar 100% të votave AAK ka marrë 15.27% apo 1.744 vota.
PDK ka 10.70% apo 1.222 vota, ndërsa LDK 1.108 apo 9.70%.
NISMA Socialdemokrate 99 vota apo 0.87%.
Në Fushë Kosovë ka fituar Lëvizja Vetëvendosje me 55.57% apo 9.854 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës 2.992 apo 16.87%
Partia Demokratike e Kosovës 13.21% apo 2.342 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 401 vota apo 2.26%. Ndërsa, NISMA Socialdemokrate 2.01% apo 357 vota. /Insajderi.com