Rezultati i anketës: Sa përqind e qytetarëve mendojnë se duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme?

Rezultati i anketës: Sa përqind e qytetarëve mendojnë se duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme?

62 për qind e qytetarëve kanë votuar kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, në një anketë të realizuar online nga Gazeta Insajderi.

Nga 15 mijë votues, anketa sugjeron se 32 për qind e qytetarëve janë pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën e ka kërkuar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

A mendoni se duhet të shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme?

Gepostet von Insajderi am Dienstag, 17. März 2020

Thaçi ka thënë të mërkurën se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjas 30 ditë apo më shumë.

Sipas tij, gjatë kësaj gjendjeje “urdhërohet edhe mobilizimi i tërësishëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ndihmuar rreth situatës”.