Xheneta Uka
Diplomacia serbe, ka disa vite që ka nisur fushatën për tërheqjet e njohjeve ndaj Kosovës. Ajo vazhdimisht ka dal me deklarata e publikim të dokumenteve që sipas tyre janë çnjohjet zyrtare nga rreth 20 vende.
Aktiviteti i egër politik i ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq për çnjohjet nga Kosova, po vazhdon me një vrull të përshpejtuar kohëve të fundit. Ai pretendon se 18 vende kanë tërhequr njohjen nga Republika e Kosovës, shkruan Insajderi.
Në mëngjesit e sotëm, Daçiq dha lajmin se edhe Sierra Leone etnjo ka tërhequr njohjen nga Kosova. Ai ka publikuar fotografi me ministren e Jashtme të këtij vendi, Nabeela Tunis, derisa paraqesin edhe dokumentin që sipas tij, është nota e tërheqjes.
“Mund ta tregoj notën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në të cilën thuhet se Sierra Leone tërheqë njohjen e Kosovës, dhe se zyrtarët e këtij vendi janë zotuar se do të respektojnë rezultatet që vijnë nga dialogu me ndërmjetësimin e BE dhe OKB-së”, ka thënë Daçiç.
Por, nga presidenca e këtij shtetit nuk konfirmuan se një gjë e tillë ka ndodhur.
Ministri i Punëve të Jashtëme të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk ka marrë asgjë zyrtare nga Sierra Leone rreth tërheqjes së njohjes.
“Sa i përket rastit konkretë ne nuk kemi asgjë të konfirmuar, këto janë pretendime të zotëri Daçiq”, ka thënë Konjufca.
Para më pak se katër muaj ishte shteti i Ganës i cili u raportuar se kishte tërhequr njohjen nga Kosova. Edhe këtë lajmë e kishte bërë të ditur diplomacia serbe.
Serbi kishte paraqitur notën diplomatike ku shihet se Republika e Ganës ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa nga MPJ që në atë kohë drejtohej nga Behxhet Pacolli, e kishin cilësuar si gënjeshtër lajmin për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Gana.
“Është një propagandë e vazhdueshme dhe një fushatë e ndyrë nga Ivica Daçiq dhe është e kotë të humbësh kohë me të”, kishin thënë nga MPJ.
Përveç, Sierr Leone dhe Ganës radhiten edhe 16 vende të tjera të cilat thuhet se kanë tërhequr njohjen nga Kosova.
Surinamin, ishte shteti i parë në botë që në fund të tetorit të vitit 2017 tërhoqi njohjen.
Atëbotë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, tha se “kishte punuar shumë dhe kishte biseduar shumë”. Po ashtu kishte theksuar se në këtë “operacion” e kishte ndihmuar “njeriu ynë që ka shumë kontakte me autoritetet në Surinam”.
Në Prishtinë u mohua të kishte ndodhur tërheqja.
“Tërheqja e njohjes nuk ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare. E gjitha është shpifje, ndërsa Daçiq është sharlatan”, citon “blic” të kishte thënë atëherë këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.
Në tetor të viti 2017 u raportuar se Nigeria dhe Uganda, nuk e kishin njohur Kosovës asnjëherë.
Se Nigeria asnjëherë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe qëndron me atë vendim që të mos e njohë pavarësinë e saj, kishte thënë Cidzhiok Makhardi Ani nga Ambasada e Nigerisë në Beograd.
Që Nigeria dhe Uganda e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, kishte thënë asokohe ministri i tanishëm i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, gjatë mandatit të dytë të kryeministrit Hashim Thaçi në vitin 2011-2012.
Kurse, në nëntorë të viti 2018 ishte raportuar se Unioni i Komoreve e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Por këtë lajm e kishte mohuar Ministria e Punëve të Jashtme. Përmes një komunikate për media ka demantuar lajmin e publikuar në mediat serbe se Unioni i Komoreve ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Edhe gjatë muajit tetor thanë se Mbretëria e Lesothos e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës. Një gjë e tillë sërish u demantua nga Ministria e Punëve të Jashtme.
“Asnjëherë nuk ka pasur tërheqje të njohjeve. Kjo thjesht është propagandë e Daçiqit e cila nuk duhet trajtuar seriozisht”, kishte thënë Këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.
Në qershor të vitit 2018 u tha se edhe shteti i Liberisë kishte tërhequr njohjen, sërish ky lajm u demantua nga ish- ministri Pacolli, i cili tha se Liberia nuk tërhoqi njohjen dhe se “Serbia po rren”.
Në muajin shkurt të viti 2018 nga mediat serbe u raportua se edhe shteti i Burundit ka tërhequr njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës. Lajmi se revokimi i njohjes nuk ka ndodhur u bë i ditur sërish nga MPJ.
Menjëherë pas kësaj në muajit nëntor 2018 u raportua se edhe shteti i Guinea Bissau kishte tërhequr njohjen.
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli mohoi të ketë ndodhur një veprim i tillë.
Ishte raportuar se shteti i Sao Tome e Principe tërhoqi njohjen dhe kjo sërish u demantua nga Ministria e Punëve të Jashtme në atë kohë nën udhëheqjen e Enver Hoxhajt tashmë zëvendëskryeministër i Kosovës.
Në dhjetor të vitit 2018, thuhej se Republika e Madagaskarit kishte tërhequr vendimin e saj për njohjen e Kosovës.
Kështu kishin raportuar mediat serbe sipas të cilave, Republika e Madagaskarit ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë se ka tërhequr vendimin e saj për njohjen e Kosovës.
PO në të njëjtin muaj të vitin 2018 ishite raportuar se edhe Ishujt Solomon,kishin tërhequr njohjen nga Kosova.
Por, Ministria e Jashtme në Prishtinë ka mohuar ta ketë marrë këtë dokument.
Poashtu, gjatë vitin 2018 ishtre raportuar se edhe shteti i Grenadës kishte tërhequr njohjen ndaj shtetësisë së Kosovës. Edhe ky lajm kishte ardhur nga diplomacia serbe, kurse nga MPJ ishte demantuar.
Papua Guinea e Re ishte shteti tjetër për të cilin Daçiq spekulonte se ka tërhequr njohjen për Kosovën. Ai këtë deklratat e kishte bërë në viti 2018.
Në nëntor të viti 2018 ishte raportuar se edhe shteti Domenikan kishte tërhequr njohjen nga Kosova.
Ishte Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili kishte thënë se Dominika, shteti ishullor i Karaibeve e ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Kurse, në vitin 2019 Republika Palau, ka vendosur të shqyrtojë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. /Insajderi.com