Rifillojnë kërkimet për policët e zhdukur në Lepenc

Rifillojnë kërkimet për policët e zhdukur në Lepenc

Në mëngjesin e sotëm kanë rifilluar kërkimet për dy zyrtarët policor të Kosovës të cilët janë zhdukur mbrëmë në lumin Lepenc.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë për Insajderin, se kërkimet kanë rifilluar në mëngjesin e hershëm.

“Ju konfirmojë se kërkimet kanë rifilluar në mëngjesin e sotëm dhe deri më tani nuk ka asnjë të re nga vendi i ngjarjes, atje janë pjesëtarët e FSK dhe zjarrfikësit”, ka thënë Krasniqi.

Mbrëmë  dy policët M.D. dhe A.T. janë rrokullisur në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, me veturë zyrtare, prej ku trupat e tyre janë zhdukur.

Aksioni për kërkimin e tyre po vazhdon edhe sot, pasi që mbrëmë kërkimet për t’i gjetur trupat e tyre janë zhvilluar deri vonë. /Insajderi.com