Rihanna i lë një koment tallës sozisë së saj që i përngjanë tmerrësisht shumë

Rihanna i lë një koment tallës sozisë së saj që i përngjanë tmerrësisht shumë

Një grua portugeze që quhet Priscila Beatrice, ka lansuar në TikTok një vide të saj duke imituar Rihannën në një video ku bën makiazhin.

Një prej komenteve të shpeshta që mori ajo ishte se i përngjan Rihannës më shumë se vet Rihanna, raporton Glamour, shkruan Insajderi.

View this post on Instagram

How the tables have turned. #CommentsByCelebs

A post shared by Comments By Celebs (@commentsbycelebs) on

Në video ajo arrin të imitojë plotësishtë këngëtaren,  duke bërë edhe mimikat e fytyrës së saj, sa është e vështirë të bësh dallimet.

Vetë Rihanna i la një koment që doli të jetë shakaja e përsosur.

“Ku është albumi, sis?’ duke aluduar për faktin që adhuruesit e saj ka kohë që po presin një album tjetër nga ajo dhe nuk po ndalen së pyeturi.

Komenti i saj dukej se e gëzoi shumë sozinë.

“Ende nuk mund të e besoj!!! Rihanna e pa videon time dhe komentoi!!! A e dini se si po ndjehem tani??? Kjo është një ëndërr!, tha Beatrice./Insajderi.com

View this post on Instagram

amo vocês ♥

A post shared by Priscila Beatrice🔵 (@priscila.beatrice) on