
Sapo Barbados njoftoi planet të martën e kaluar për të hequr monarkun britanik si kreun e tij të shtetit, shumë përdorues të rrjeteve sociale dhanë mendimin se kush do të ishte një zëvendësim i përshtatshëm – Robyn Rihanna Fenty, njofton Insajderi.
Fansat po bëjnë thirrje që këngëtarja të zëvendësojë Mbretëreshën Elizabeth II si kreu i shtetit të Barbados mes përpjekjes së ishullit për t’u bërë një republikë në vitin 2021.
Edhe pse Barbados fitoi pavarësinë nga sundimtari i tij kolonial dekada më parë, ai qëndroi i lidhur me monarkinë, me Mbretëreshën Elizabeth II si sundimtare e saj ligjore dhe praktike – por jo politike.
Një fjalim i shkruar nga Kryeministrja Mia Mottley dhe lexuar nga Guvernatorja e Përgjithshme Sandra Mason: “Barbadianët duan një Kryetar Shteti të Barbados. Kjo është deklarata përfundimtare e besimit në atë që jemi dhe në atë që jemi të aftë të arrijmë”.
Pas njoftimit, një fans shkroi: “Është koha që Barbados të heqë Mbretëreshën Elizabeth si Kryetare e Shtetit, në favor të Mbretëreshës Robyn Rihanna”.
Një tjetër shkroi: “Më në fund. Të gjithë e dinë që Rihanna është sovranja e vërtetë e Barbados”.
Më tej, një fans e quajti zëvendësimin e Mbretëreshës Elizabeta II një “hap të parë të rëndësishëm për instalimin e Rihanna si Perandoreshën e Barbados”. /Insajderi.com
Burimi: The New York Carib News