Rihanna-s i “shtjerret” zëri – nuk këndon në Grammy Awards

Rihanna-s i “shtjerret” zëri – nuk këndon në Grammy Awards

Këngëtarja Rihanna nuk ka kënduar në Grammy  Awards natën e mbrëmshme që është mbajtur në Los Angeles.

Ajo kishte probleme me zërin dhe me urdhër të doktorit të saj është dashur të largohej nga kjo ngjarje.

Sipas medieve ndërkombëtare, Rihanna nuk ka dashur të largohet mirëpo në fund të fundit e ka dëgjuar mjekun personal dhe ka ikur për në shtëpi.

27 vjeçarja edhe kur ka mbërritur në Grammy Awards, ajo nuk ka kaluar në tepihun e kuq në të cilin  parakalojnë të gjithë të ftuarit e mbrëmjes.

“Kiss it Better” ishte kënga të cilën do ta këndonte në Grammy Awards./Insajderi