Rihapet Zyra Komunale e Punësimit në Drenas

Rihapet Zyra Komunale e Punësimit në Drenas

Zyra Komunale e Punësimit në Drenas është rihapur sot, pasi që është bërë dezinfektimi i objektit dhe janë marrë masat e nevojshme të rekomanduara nga ana e inspektorëve të kësaj komune.

Kjo zyre është mbyllur ditë më parë, pasi që nuk ishin marrë masat e rekomanduara nga ana e inspektorëve të komunës dhe rekomandimeve të IKPSH-së dhe MSH-së për dezinfektimin e objektit dhe pajisja me masa mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Dezinfektimi i objektit është bërë nga APRK-ja dhe në prani të inspektorëve komunal ku edhe kanë konstatuar se objekti i plotëson kriteret për rihapjen e tij, dhe se të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit mund t’i kryejnë shërbimet ne këtë objekt./Insajderi.com