Rikalo takon pronarët e qendrave grumbulluese të mjedrës

Rikalo takon pronarët e qendrave grumbulluese të mjedrës

Qendrat grumbulluese kanë marrë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me qëllim tejkalimin e problemeve të shitjes që po shfaqen gjatë kësaj kohe.

Udhëheqësi i kësaj ministrie, Nenad Rikalo, në takimi e sotëm me përfaqësuesit e qendrave grumbulluese të mjedrës theksoi se ato kanë kapacitete grumbulluese, dhe kërkoi nga të gjitha qendrat rajonale të ndryshme të vendit, që të jenë të gatshme të pranojnë prodhimin nga fermerët.

“Fermerët në vazhdimësi duhet bashkëpunuar me qendrat grumbulluese dhe anasjelltas, pasi që edhe ministria ka investuar në qendrat grumbulluese, në të cilat fermerët i sjellin produktet e tyre e ku pastaj e kanë realisht shitjen në treg të garantuar dhe që e mundësojnë pastaj plasimin e prodhimeve të freskëta  bujqësore anë e mbanë Kosovës”, ka shtuar ministri Rikalo.

Ministri theksoi se bashkë me shoqatën e kultivuesve, por edhe qendrat grumbulluese do të koordinojnë bashkëpunimin në vazhdimësi, në mënyrë që të tejkalohen problemet e grumbullimit dhe shitjes së prodhimeve të mjedrës në vend, thuhet në komunikatën e MBPZH-së.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e qendrave grumbulluese falënderuan ministrin për gatishmërinë e treguar për të kaluar situatën, si dhe njoftuan se do të shtojnë bashkëpunimin mes tyre në mënyrë që në këtë sektor të mos shfaqen në vazhdimësi probleme të tilla.