Rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve

Rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve

Sot në mbrëmje vazhdon gara e Ligës së Kampionëve me dy sfidat e para në fazën e 16 më të mirave: Paris Saint Germain kundër Chelsea-t dhe Benfica kundër ekipit rus Zenit.

Ndeshja e mbrëmjes natyrisht zhvillohet në Paris, ku ekipi londinez Chelsea do të tentojë të hakmerret për diskualifikimin vitin e fundit që e pësoj pikërisht nga skuadra PSG.

Para kësaj ndeshje, ylli i ekipit të kaltër nga Londra ka pranuar se kanë frikë nga PSG dhe së janë ndarë të dëshpëruar kur kanë kuptuar se shorti i ka caktuar kundërshtar PSG-në.

PSG është në formë të shkëlqyer këtë vit, dhe deri më tani nuk ka humbur asnjë ndeshje në kampionatin francez.  Në anën tjetër, Chelsea ka filluar të këndellet pasi drejtimin e skuadrës e mori trajneri Guus Hiddink.

Kapiteni i  PSG-së, braziliani Thiago Silva, ka thënë se ekipi i tij do të kërkojë trofeun e Champions këtë vit./Insajderi