Rikthehet bora në Kosovë: Këtë ditë pritet të zbardhohet toka përsëri

Rikthehet bora në Kosovë: Këtë ditë pritet të zbardhohet toka përsëri

Në Kosovë pritet që bora të rikthehet në ditën e mërkurë, derisa temperaturat do të shkojnë deri në 1 gradë.

Sot në Kosovë po mban mot i vranët dhe me shi, ku temperaturat janë mjaft të ulëta.

Më larta pritet të shënohet në 6 gradë Celsius, ndërsa në mbrëmje do të shënojë -1 gradë.

Ndërkaq sipas Weather Radar, të mërkurën pritet që vendi të përfshihet përsëri nga reshjet e borës.

Këto reshje nuk do të zgjasin shumë dhe përsëri ditëve tjera do të ketë mot të vranët, pa ndonjë reshje.

Më poshtë keni parashikimin deri ditën e mërkurë.