Kështu ka bërë të ditur vokalisti i grupit 403 Hektor Gjurgjiali në emisionin “Leksikoni” me Drilona Shala në Radio Dukagjini.

Gjurgjiali ka thënë se Grupi 403 do të rikthehet me 4 këngë të reja, 2 prej të cilave veçse janë punuar tashmë.

“Janë dy këngë që i kemi punuar tash e dy vjet po nuk i kemi lëshuar akoma. Jemi duke i përgatit edhe 2 tjera që besoj se do të përfundojnë shpejtë. Besoj brenda 2 muajsh grupi 403 do të vijë me katër këngë të reja”, ka thënë Gjurgjiali.

Njëra nga këngët do të titullohet “As vet se di” e cila do të jetë këngë ritmike theksoi vokalisti i grupit.

Gjurgjiali tha se rikthimi do të sjellë pjesën e dytë të këngës së famshme “Përralla”.

“Kënga e dytë që është e përfundume është “Përralla e fundit”. “Përralla “ u pëlqye shumë por disi nuk ishte e kompletuar, nuk u tha gjithçka në atë këngë, prandaj do e sjellim edhe një version të dytë që të kompletohet” tha mes tjerash Gjurgjiali për “Leksikoni”.

 

Kujtojmë se Grupi 403 ka një album te incizuar me 15 këngë në te, i cili për herë të parë është publikuar në vitin 2002.

Grupi 403 në vitet 1984, 85 dhe 86 ishte grupi i vitit në Kosovë.

Këngët e Grupit 403, si ajo Indexi, Boemi, Paraja, etj, jo vetëm që asokohe ishin hite por edhe sot degjohen.

Emisonin “Leksikoni” me Drilona Shala, mund ta dëgjoni çdo të martë në Radio Dukagjini, nga 23:00.