
Polica Britanike ka njoftuar se një burrë dhe grua që u gjendën pa ndjenja në Wiltshire u helmuan nga Novichok, i njëjti agjent nervash që helmoi ish-spiunin rus Sergei Skripal.
Çifti, që besohet të jetë Charlie Rowley, 45 vjeç dhe Dawn Sturgess, 44 vjeç, u ndjenë keq në një shtëpi në Amesbury të shtunën dhe mbetën në gjendje kritike.
Policia thotë se askush tjetër nuk ka paraqitur me të njëjtat simptoma.
Nuk kishte “asgjë në sfondin e tyre” për të sugjeruar se palët ishin në shënjestër, tha policia.
Ndihmësi i Komisionerit të Policisë Metropolitane Neil Basu tha se nuk mund të konfirmohej nëse agjenti nervor erdhi nga i njëjti grup që i përdorur për Skripal dhe vajzën e tij Julia.
Por ai tha se ‘rasti ishte qartësisht një vijë hetimi’.
Basu tha se asnjë artikull i kontaminuar ende nuk ishte gjetur, por oficerët ishin duke hetuar lëvizjet e çiftit në mënyrë që të përcaktohej se ku ishin helmuar.
Ai shtoi se njerëzit nuk duhet të marrin diçka që nuk e dinë se çfarë është.
Rrjeti i policisë kundër terrorizmit po udhëheq tani hetimin, duke punuar me policinë e Wiltshire.
Korrespondenti i BBC-së, Gordon Corera, tha: “Hipoteza më e mundshme është se kjo është Novichok e mbetur nga sulmi ndaj Skripalëve në mars.”
Eksperti i armëve kimike Richard Guthrie tha se ishte e mundur që Novichok-u që helmoi Skripalët mund të jetë zhvendosur “në një mënyrë të rastësishme”.
Shefja e mjekësisë në Angli, Sally Davies tha: “Unë dua të siguroj publikun se rreziku për publikun e gjerë mbetet i ulët”.