Rikthehet mjegulla vdekjeprurëse

Rikthehet mjegulla vdekjeprurëse

Paniku ka kapluar kryeqytetin indian, Delhi, ndërsa banorët u zgjuan mes një shtrese të trashë smogu mëngjesin e sotëm. Dukshmëria është e dobët pasi nivelet e ndotjes kanë arritur 30 herë më shumë se kufiri i rekomanduar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shoqata e Mjekëve shpalli gjendjen emergjente mjekësore dhe i kërkoi qeverisë që “të bënte çdo përpjekje të mundshme për të frenuar këtë kërcënim”. Njerëzit kanë postuar fotografi dramatike në mediat sociale që tregojnë qytetin “nën pushtetin” e smogut.

Nivelet e grimcave të vogla që hyjnë thellë në mushkëri arrijnë deri në 700 mikrogramë për metër kub, raporton “BBC”.Kryeministri Arvind Kejriëal, i ka kërkuar ministrit të arsimit të marrë në konsideratë mbylljen e shkollave për disa ditë.

Delhi goditet nga nivelet masive ndotjesh në dimër për shkak se fermerët në vendet fqinje djegin kashtën për të pastruar fushat. Aktivistët thonë se mes kësaj situate alarmante mbetet shumë pak për tu bërë.

Shpejtësitë e ulëta të erës, pluhuri nga vendet e ndërtimit, djegia e plehrave në kryeqytet dhe fishekzjarret e përdorura në festivale gjithashtu kontribuojnë në rritjen e niveleve të ndotjes.

Qeveria hartoi një plan në tetor për të luftuar disa prej këtyre problemeve.
Plani përfshin kufizimet e trafikut dhe mbylljen e një centrali të madh. Por asnjë nga masat duket se nuk ka pasur shumë ndikim.Disa përdorues të Twitter-it besojnë se problemi ka nevojë për një zgjidhje afatgjatë përpara se të jetë shumë vonë.