Rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu prioritetet kryesore në planin e punës së Qeverisë Hoti

Qeveria Hoti ka mbajtur mbledhjen e pestë ku ka miratuar planine e punës e që prioritetet kryesore do të jenë rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu me Serbinë.

Rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu prioritetet kryesore në planin e punës së Qeverisë Hoti

Qeveria e Kosovës ka miratuar Planin e Punës për vitin 2020 dhe Planin Indikativ të Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2021-2022.

Kryeministri Hoti planin e punës së Qeverisë e ka quajtur plan ambicioz, por ka kërkuar angazhim të kabinetit qeveritar.

Dy çështjet kryesore të Qeverisë Hoti do të jenë rimëkëmja ekonomike pas pandemisë dhe dialogu me Serbinë që njëkohësisht është kërkesë insistuese nga bashkësia ndërkombëtare.

“Plani i punës përmban 11 prioritete, 58 objektiva dhe 126 projektligje. Prioriteti për menaxhimin e pandemisë me pas rimëkëmbja ekonomik, plani zhvillimor ekonomik, dialogu me Serbinë, shëndetësia, bujqësia, minierat, mbrojtja sociale, sporti e të tjera në përputhje me Kuvendin”, ka thënë kryeministri gjatë mbledhjes së mbledhjes së pestë të cilën e ka mbajtur Qeveria Hoti.

Qeveria Hoti përbëhet nga LDK, AAK, NISMA, Lista Serbe dhe komunitetet joshumicë dhe është votuar pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese ku i dha përparësi shumicës parlamentare për formimin e Qeverisë. /Insajderi/