Me mbishkrimin “Isa Mustafa nuk ua beson të rinjve as partinë dhe as Kosovën”, nis një video që është postuar nga Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës.
Përmes kësaj video rinia e PDK-së, e kanë thumbuar Isa Mustafën pasi që të paktën tre persona ka lënë jashtë kryesisë së partisë.
Në video paraqiten kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, dhe tre ish deputetët Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Driton Selmanaj. Të gjithë këta persona në videon e rinisë demokratike largohen me gërshërë nga fotoja.
Ndërsa pas kësaj ata vendosin në plan kryetarin e tyre, Kadri Veselin dhe promovimin që gjoja ai u bënë Uran Ismailit, Eliza Hoxhës, Abelard Tahirit, Kujtim Gashit dhe vet drejtuesit të rinisë së kësaj partie.
Video shoqërohet me mbishkrimin “PDK-ja i promovon të rinjtë”.“Kosova ka nevojë për një udhëheqës që fuqizon rininë dhe beson në të. Kadri Veseli është i vetmi që e ka dëshmuar këtë, duke iu dhënë njerëzve të rinj besimin që të jenë pjesë e vendimmarrjes për vendin”.
Partitë e tjera i përjashtojnë të rinjtë – PDK i promovon ata.Kosova ka nevojë për një udhëheqës që fuqizon rininë dhe beson në të. Kadri Veseli është i vetmi që e ka dëshmuar këtë, duke iu dhënë njerëzve të rinj besimin që të jenë pjesë e vendimarrjes për vendin. Shpërndajeni dhe tregoni mbështetjen tuaj për të rinjtë në Kosovë.
Gepostet von Rinia Demokratike e Kosovës- RDK am Montag, 26. August 2019