Rinumërohen 469 prej 530 vendvotimeve

Procesi i rinumërimit të votave është në përfundim të sipër.

Rinumërohen 469 prej 530 vendvotimeve

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, tash kanë mbetur vetëm 61 vendvotime për rinumërim.

“Janë rinumëruar 469 vendvotime apo rreth 87% e 530 vendvotimeve të parapara për rinumërim. Pra, kanë mbetur edhe 61 vendvotime për tu rinumëruar plotësisht”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka theksuar se ky proces pritet të përmbyllet deri në përfundim të ditës së sotme.