Risia e Instagramit për festat e fundvitit

Risia e Instagramit për festat e fundvitit

Instagram është një ndër rrjetet më të mëdha sociale në kohërat moderne, përkrah Facebook me të cilin ndajnë të njëjtin shef ekzekutiv.

Pavarësisht problemeve të vazhdueshme që kishte muajin e kaluar, ky rrjet social ka vendosur të vijë me një risi për festat e fundvitit.

Bëhet fjalë për mundësinë e dërgimit të zërave audio në “Insta Message”, opsion ky që nuk kishte ekzistuar më parë në Instagram.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë platforma gjigante nëpërmjet një storie, në të cilin prezantohet opsioni me një zë përcjelles që uron festat e fundvitit.

Mundësia e dërgimit të zërave audio nuk është ndryshimi i vetëm që bëri Mark Zuckerberg me ekipin e tij këtë vit; përkrah mundësisë për të telefonuar miqtë, ai e ka përforcuar rëndësinë e vizualizimit me opsionin e fotografive lëvizëse (GIF).