Rita me koncert në Australi vetëm për fansat besnikë

Rita me koncert në Australi vetëm për fansat besnikë

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka vendosur që të bëjë një turne botëror “Phoenix” në Australi muajin e ardhshëm.

Këngëtarja 28-vjeçare ka zgjedhur që të mbajë koncertin për të shpërblyer besnikërinë e fansave të saj australianë.

“Jam lidhur shumë me Australinë dhe i dua shumë fansat e mi atje”, ka thënë Ora për “Confidental”, shkruan “Daily Mail”.

Gjithashtu, Ora ka disa hite në Australi dhe ka bërë disa bashkëpunime me artistë australianë.

Në mesin e këtyre bashkëpunimeve përfshihet edhe ai me reperen Iggy Azalea, i quajtur “Black Widow”.

Rita Ora, po ashtu, herën e fundit ka qenë në Australi për ARIA Awards në nëntorin e vitit të kaluar, ku ka performuar hitin e saj “Let You Love Me”./ Insajderi.com